U operua në zemër, Koeman del nga spitali: Do të shihemi shumë shpejt

schedule17:59 - 7 Maj, 2020

schedule 17:59 - 7 Maj, 2020

Ditën e diel, Ronald Koeman, trajneri i Holandës, u shtrua me urgjencë në spitalin e Amsterdamit, për shkak të një sulmi në zemër. Trajneri i njohur u operua dhe sot ka dhënë lajmin e mirë, duke konfirmuar se ka shëndet të plotë.

“Ishte fantastike të shikoja sa shumë njerëz më kanë uruar shërim të shpejtë. I falënderoj të gjithë për mesazhet e tyre. Më keni dhënë forcë dhe kurajo, nuk do t’iu harroj kurrë.

LEXO EDHE: Probleme me zemrën, legjenda holandeze përfundon në spital

Në këtë moment, ndihem shumë i shëndetshëm. Prandaj, dua t’iu them se do të vazhdoj punën time me forcë të plotë, sapo topat të zbresin sërish në fushë. Edhe një herë: Faleminderit të gjithëve dhe shpresoj të shihemi sa më shpejt me njëri-tjetrin”, shkroi Koeman në faqen e tij zyrtare në Twitter./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!