Jetmira Kola tregoi historinë e saj të jashtëzakonshme të jetës, të mbushur me plot sfida, peripeci dhe çaste të bukura. Ajo rrëfeu gjatë një interviste për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, se kur ishte 20 vjeç i përball me probleme të mëdha shëndetësore. Nisi thjesht një operacion për apandesitin.
Por për shkak të një problemi, ajo iu nënshtrua dhe disa operacioneve të tjera, gjë që e rrezikoi që të mos kishte fëmijë Ajo tregoi se mjekët i kishin thënë se nuk do të mund të bënte fëmijë në rrugë natyrale por vetëm nëpër procesit In Vitro. Jetmira gjithashtu rrëfeu njohjen me bashkëshortin italian.
“Nisi nga një operacion nga apandisiti, më operuan dhe pata një hemorragji të madhe të brendshme. Pas 3 muajsh vazhdoja të isha akoma keq, jam operuar në gusht 2005 dhe në dhjetor bëj një tjetër operim. Isha futur si në koma vegjetale sepse flija shumë dhe infeksioni ishte bërë i madh.
Pata një operim 10 orësh. Në këtë operim më hoqën një pjesë të zorrëve, të dyja vezoret. Pata goxha probleme. Pas një viti bëra një tjetër operacion. Te operimi që zgjati më shumë, më thanë mjekët se nuk e di se si ia dole.”, tha ajo duke shtuar se mjekët i thanë se mund të bënte fëmijë vetëm nëpërmjet In Vitros.
Duke folur për njohjen me partnerin, ajo tha: “Kur jemi njohur, i thashë që kam bërë shumë operime dhe nuk mund të bëj fëmijë në rrugë normale. Më tha si të bësh fëmijë, si të mos bësh nuk më intereson fare. Nëse nuk do të bëja fëmijë, do ta adoptoja. Ka shumë fëmijë në botë që kanë nevojë për ne.”, tha ajo.
Mes të tjerash, ajo tregoi dhe se bashkëshorti i saj vuan nga një çrregullim metabolik i rrallë. Ajo tha se ai është intolerant ndaj fruktozës dhe se nuk mund të konsumojë ushqime me sheqer. Por më shokuese për të ishte fakti se dhe fëmijët u prekën nga ky çrregullim që është e trashëgueshme.
“Kam qenë shumë keq me djalin, shkoja te psikologia një vit. Ishte shumë e vështirë që djali të shkonte nëpër festa dhe të mos hante asgjë. Shikonte fëmijët e tjerë që hanin çdo gjë dhe qante. Në fillim e kam pasur shumë të vështirë dhe nuk e prisja.“, tregoi Jetmira. /abcnews.al