U ofendua nga tifozët, Gasperini: Mamaja ime luftoi për këta idiotë

schedule18:35 - 15 Janar, 2020

schedule 18:35 - 15 Janar, 2020

Atalanta nuk ia doli të kualifikohej në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Goli i spanjollit Lirola gjashtë minuta përpara fundit të ndeshjes i dhuroi fitoren 2-1 Fiorentinës, që avancon më tej dhe do të përballet me Interin.

Gian Piero Gasperini është ndjerë shumë keq në stadiumin “Artemio Franchi”. Tifozët vendas janë kapur disa herë me të dhe e kanë ofenduar nga nënë, teksa trajneri i ekipit bergamask ka reaguar në deklaratën e dhënë pas ndeshjes.

Nuk kam ofenduar kurrë askënd, nuk është ky stili im. Sot isha i karikuar për ndeshjen, por u ofendova disa herë me fjalët bir k…. Mamaja ime ka luftuar për t’i dhënë të drejtën e fjalës këtyre idiotëve. Ata janë realisht bij k…. Marrëzi dhe vrazhdësi të tilla janë të papranueshme“, përfundon trajneri i Atalantës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!