Mjeku shqiptar Kristo Papa, gjatë intervistës që dha për emisionin e mëngjesit në ABC foli për momentin e vështirë kur u gjend nën rrënojat e pallatit në l’Aquila të Italisë, ku humbën jetëm 28 persona si pasojë e tërmetit të fuqishëm. Ai tregoi gjatë një lidhjeje me Skype se kishin arritur ta shpëtonin pas disa orësh falë ekipit por dhe vëllait dhe miqve të tij.
Mes të tjerash, ai tregoi se ky moment i vështirë ishte një pikë vendimtare për jetën e tij pasi ka bërë që t’ju përkushtohet më shumë njerëzve në nevojë. Mjeku shqiptar që tani punon në një spital në Londrës ka krijuar fondacionin e tij për t’ju ardhur në ndihmë fëmijëve shqiptarë që kanë probleme shëndetësore, duke mundësuar një ndihmë më të specializuar nëpër spitale të ndryshme.
“Ishte fati i keq, sapo kisha mbaruar mjekësinë në L’Aquila. Jetoja në një pallat tetë kate. Jetonin rreth 13 familje, kisha dhe kolegët e mia që për fat të keq nuk mbijetuan. Ky pallati kishte bërë riparime te kolonat e pallatit dhe kishin prerë dy kolonat kryesore të pallatit se deshin të parkonin makinat. Kur ndodhi tërmeti është pak e dhimbshme, vdiqën 28 veta. Mbijetuan vetëm 5 veta.
LEXO EDHE: Pësoi infarkt, mjeku shqiptar rrëfen momentin kur shpëtoi irlandezin në avion
Zoti vuri dorën dhe tha se Kristo ke një mision duhet ta vazhdosh dhe këtë e dedikoj në mjekësi. Të ndihmoj sa më shumë njerëz që kam mundësi. Ata që më shpëtuan ishte vëllai im në Shqipëri por dhe shokët tanë shqiptarë, u bënë gati 5 veta që erdhën dhe më ndihmuan. Në atë moment të vështirë, më dhanë kurajo dhe mbijetova.”, tha ai duke shtuar më tej se:
“Kur kam dalë më kanë dërguar në spital, ka qenë një situate dramatike sepse kam pasur një traumë të madhe te këmba e djathtë. Duke shkuar me ambulancë thashë me siguri e kam thyer. Por kur pashë situatë në një spital, një situate lufte. Iu thashë miqve që duhet të ngrihemi ne si mjekë që të japim ndihmën e parë aty. Po më mjekonin dhe ngjitur vinin njerëz që ishin hedhur nga kati i tetë.”, tregoi ai. /abcnews.al