Një çift infermierësh u njohën dhe ranë në dashuri në spitalin e Gjeorgjisë, ku të dy punojnë. Mirëpo, duket se gjithçka nuk është mjaftuar me kaq, pasi djali i ka propozuar partneres së tij në çatinë e ndërtesës.
Kelsey Dunlaptha se e ngjiti barelën në helikopter në çatinë e ndërtesës, duke pritur të merrte një pacient, por në vend të kësaj u përshëndet nga i dashuri dhe kolegu i saj, Jacob Young.
“Nuk e kuptoi atë që po ndodhte derisa ai ra në gjunjë. Thash, o Zot, ai po më propozon martesë”, tha Dunlap për WGCL-TV.
Videoja e propozimit u bë virale pasi u postua në TikTok dhe Instagram.
“Isha në tronditje totale, dhe nuk jam një vajzë e lehtë për t’u befasuar”, shtoi Dunlap.
Dy infermieret u dashuruan teksa punonin në spital së bashku gjatë pandemisë COVID-19./abcnews.al