Një shtetas gjerman rreth 73 vjeç ka humbur në gadishullin e Karaburunit. 73 -vjeçari është nisur sot rreth orëve të para të ditës nga Orikumi drejt Karaburunit me qenin e tij dhe ende nuk është kthyer. Sinjalin për humbjen e tij e ka dhënë një banor i Orikumit i cili ka njoftuar postën e policisë.
Ndërkohë që 10 forca policie së bashku me ADZM janë duke shkuar në atë zonë që mendohet se mund të jetë 73 vjeçari nga Gjermania, pasi në rrjetet sociale ai kishte hedhur një foto nga vendi ku kishte qenë para disa orësh.
/Abcnews.al/