Kryebashkiaku i Tiranës ka reaguar në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore për shkak të koronavirusit duke theksuar se aktualisht është në Tiranë dhe pret bërjen e testit të dytë për të konfirmuar shërimin.
I kontaktuar nga abcnews.al, Veliaj u shpreh se në testin e parë ka dalë negativ dhe tani pret që të bëhet testi i dytë për të qenë i sigurt se e ka kaluar virusin.
Më herët, në rrjetet sociale u shkruajt se kryebashkiaku ishte nisur për kurim më të specializuar në një spital në Turqi. /abcnews.al