Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“U ndjeva e përkëdhelur”, Ermonela Jaho rrëfen emocionet: Dy orë në skenë sfidë me veten, por edhe mesazh për brezin e ri

schedule10:44 - 19 Shtator, 2025

schedule 10:44 - 19 Shtator, 2025

Në Shqipëri, është gjithnjë e mirëpritur nga publiku i saj, i cili në daljen e fundit e duartrokiti në skenë për rreth 15 minuta, në koncertin e saj në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë, titulluar “Kur ndjenjat marrin zë”. Sopranoja me famë botërore, rrëfen për Pas Mesnatë, emocionet e shfaqjes dhe rikthimin në Atdhe.

“Detyra e një artisti është të japë në mënyrë totale, të mos mbajë asgjë për veten e vet. Efekti që duhet të ketë arti, muzika është një efekt katarsisi. Kështu është krijuar, ky ka qenë qëllimi. Nëse unë kam arritur të shihemi në pasqyrë shpirtrat njëri tjetrit, qoftë edhe me një person mendoj se kam bërë detyrën time si artiste.

Dhe kur sheh atë lloj rezonimi me publikun, më bën të lumtur por edhe mendoj është detyra e artistit. Artisti duhet të arrijë në atë pikë. Në vendin tënd, edhe një qime floku pasqyrohet. Ne e shohim, publiku yt të sheh me atë lupën magjike, të sheh cdo lëvizje frymë marrje. Nuk i kalon pa e vënë re, isha aq ngjitur duket sikur po këndoja me publikun. Kur kthehet në vendin tënd ka një vlerë tjetër sepse unë këtu u rrita, u formova dhe më pas u perfeksionova jashtë Shqipërisë. Është një lloj përgjegjësie tjetër edhe për brezin e ri. Dy orë në skenë një sfidë me veten por edhe një mesazh për brezin e ri, cfarë do të thotë të jesh artist sot. Rezultati nuk do ishte ai që ishte, nëse unë nuk do kisha mbështetjen e orkestrës, korit, dirigjentit, e të gjithë stafit pas skene. Jam ndjerë e përkëdhelur në shtëpi” thotë sopranoja, ndërsa rrëfen emocionet para nisjes së shfaqjes.

“Unë kam 32 vite në skenë si këngëtare operistike profesioniste, plus shumë vite të tjera si këngëtare e vogël në Pallatin e Pionerëve, por emocioni sa më shumë kalon mosha apo eksperienca është edhe më i madh. Kur je fëmijë këndon do të argëtohesh, me kalimin e kohës ke një zë, sepse po të dëgjojnë filizat e rinj që duan të bëjnë si ty. Edhe për mua si artiste, dua të sfidoj veten time. Para koncertit bëj 500 hedhje me litar, për të lëvizur, muskujt, vokalica mbi 2-3 orë përpara, është një filozofi e imja që nuk e ndryshoj prej ditës së parë.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!