U ndëshkua për mënyrën e festimit pas golit, shpërthen Neymar: Mungesë respekti!

schedule14:20 - 15 Shtator, 2022

schedule 14:20 - 15 Shtator, 2022

Neymar ishte një nga autorët e golave që PSG shënoi ndaj Maçabi Haifa, me parizienët që fituan me shifrat 3-1.

Sulmuesi brazilian mori kartonin e vetëm të verdhë për të tijtë, i cili u ndëshkua nga gjyqtari për shkak të mënyrës së festimit të golit.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak brazilianit i cili është ndalur në zonën mix dhe ka folur duke thënë se gjyqtari i kërkoi falje, por nuk e kupton se përse të ndëshkohet shkaku i festës.

“Sapo takova gjyqtarin dhe fola me të. Më kërkoi falje, por tani kam një karton. Është një mungesë totale respekti për lojtarët. Gjyqtarët duhet të jenë aty për t’i mbrojtur lojtarët.

Ajo që më ndodhi sot është shumë e trishtueshme, futbolli po bëhet shumë i mërzitshëm dhe as nuk mund të festosh. Çfarë duhet të bëj? T’iu drejtohem gjyqtarëve apo UEFA-s që të mos më japin karton të verdhë? Nuk e di, është keq dhe mungesë respekti, jo për mua, por për futbollin”, u shpreh Neymar. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!