U ndërtua 550 vite më parë, historia e kullës dy-katëshe së Skëndërbeut

schedule20:09 - 25 Shkurt, 2023

schedule 20:09 - 25 Shkurt, 2023

Ndodhet në kodrën e fshatit Ishëm.  Kjo kullë dykatëshe u ndërtua 550 vite më parë dhe shërbeu si bazë e luftëtarëve të udhëhequr nga heroi Kombëtar Skënderbe.

Për vite me radhë stërnipi i tij Beqir Kulla ka ruajtur si dhe ka mirëmbajtur kullën e ndërtuar nga të parët e tij.

Historiani Pëllumb Beja tregon më shumë rreth historisë së saj.

“I përket një ndotëses tipike shqiptare, 3 kate..në katin e parë ka patur një holl për kuajt. Ka qene dhe shtëpia ku rrite familje. Objekt i pritjes. Kuvendi zhvillohen ne katin e 3.”

Për ndërtimin e mureve veç gurëve të fortë, kishin përdorur vezë dhe leshin e bagëtive.

“Teknologjia e ngritjes me llac gëlqerje.  Plus vezë plus lesh dhie. Kjo ka vlerë të dyfishtë.. janë ndërtesa te tjera, gjë që tregon se ka shërbyer si qendër. “

Beja tregon Përreth saj ishin disa frengjinj aty vendoseshin armët qe shërbenin për të luftuar ushtrinë turke.

Sipas historiani, kjo ka qenë një shtëpi tipike shqiptare.

“Kjo dritarja këtu  ka qene dritarja e pashait. Ai i ka pat virtytet e një shtëpie..  ka qenë edhe shtëpi për mbajtjen.”

Këto sende janë dëshmi e jetesës së hershme.

“Ky është një sunduk. Ornamenti këtu ka qenë i zbukuruar, që kanë qenë baza e zbukurimit, e mbanin ose gratë e reja, kohët e fundit i kanë mas mbajt armë.”

Inetersi për këtë kullë është i madh..

Historiani Pëllumb Beja kërkon nga shteti që bëhet një projekt për restaurimin e  kësaj kulle,

Ky monument kulture shumëshekullor ruan vlera historike dhe në vitin 1975 u shpall monument kulture./abcnews.al.