Ndonëse janë të ndarë si çift, Angelina Jolie dhe Brad Pitt vazhdojnë të jenë partnerë në biznes. Marka e verës “Miraval” në pronësi të ish-çiftit të njohur pritet të nxjerrë në treg shampanjën më të re. E quajtur “Fleur de Miraval”, shampanja pritet të dalë në treg në datën 15 tetor dhe do të ketë një çmim prej 328 eurosh.
Aktori rrëfeu se për prodhimin e saj ka bashkëpunuar me familjen Perrin, që janë prodhues të verës prej 5 brezash. “Shampanja bën bashkë ndjesitë e kremtimit, cilësisë, prestigjit dhe luksit, por shampanja rose është ende relativisht e panjohur.”, tha Pitt.
“I mbështetur nga suksesi ynë me Miraval në Provence të Francës, doja që të përpiqeshim të krijonim një moment të rëndësishëm të markës, duke krijuar shampanjën rozë dhe duke i përqendruar të gjitha përpjekjet tona vetëm në një ngjyrë.”, shtoi aktori. /abcnews.al/