U ndanë pas 7 vitesh, Zhaku tregon arsyen: Kalova në depresion

schedule15:24 - 24 Nëntor, 2020

schedule 15:24 - 24 Nëntor, 2020

Artistja Inida Kreuz, e njohur ndryshe si Zhaku ka treguar për herë të parë për momentin e ndarjes nga bashkëshorti i saj gjerman Kristian, pas 7 vitesh martesë.

E pyetur nga moderatorja, Bieta Sulo, ajo u shpreh se lidhja e tyre u bë paska toksike dhe ajo vetë po kalonte në gjendje depresive pasi ndihej jo e realizuar në botën e artit.

Sipas Zhakut, ndarja i bëri shumë mirë të dyve, për të kuptuar dhe për të gjetur ekuilibrin, për të studiuar veten.

“U bë paksa toksike marrëdhënia. Më e bukura është ama që ashtu më dukej mua atëherë. Të dyve na dukej ashtu, sepse ishte një lloj konsensusi që e arritëm bashkë. Por kur je bashkë Bieta edhe zihesh, filloi të ketë një lloj krisje. Për të mos shkatërruar nervat, edhe unë po kaloja një gjendje depresive, nuk po ndihesha e realizuar nga ana artistike, kisha hequr dorë nga shfaqet në teatër. Kur nuk të sjell rezultate, është e gjithë ajo punë. Ajo ndarja na bëri shumë mirë, për të kuptuar dhe për të gjetur ekuilibrin, për të studiuar veten. Kisha nevojë për të parë se ku arrija unë vetë. Kisha nevojë të shikoja veten time pa Kristianin”, tha ajo. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!