U ndalua teksa hynte në Kosovë si spiune, gazetarja ruse shpallet e padëshiruar

schedule11:01 - 7 Gusht, 2022

schedule 11:01 - 7 Gusht, 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka shpallur person të padëshiruar gazetaren – spiunen ruse, Daria Asmalova.

“Si Ministër i Punëve të Brendshme, brenda kompetencave të mia ligjore, bazuar në Ligjin për të Huaj, Nenet 17 dhe 66 A, kam shpallur person të padëshirueshëm në Republikën e Kosovës Daria Asmalovan. Hyrja e këtij personi është e ndaluar për pesë vite në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

Ai tha se kushdo që “me qëllime apo direktiva të caktuara cenon apo tenton ta destabilizojë vendin tonë, do të përballet pa diskutim me forcën e ligjeve të Republikës së Kosovës”.

Asmalova dje është ndaluar në pikëkalimin kufitar në veri.

“Shumë shtete e kanë vërtetuar se ajo ka qenë e angazhuar në spiunazh për inteligjencën ushtarake ruse dhe se ka vepruar në petkun e gazetares. E njëjta ka marrë pjesë edhe në luftimet në Ukrainë duke propaganduar mbi pushtimin rus ndaj Ukrainës”, ka shkruar Sveçla dje./express/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!