Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U ndalua për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit/ Tiranë, arrestohet 37 vjeçari. Rezultonte në kërkim nga Spanja për mashtrim

schedule12:41 - 14 Korrik, 2025

schedule 12:41 - 14 Korrik, 2025

Gjatë monitorimit sistematik që kryhet në të gjitha akset e kryeqytetit, me pajisje bashkëkohore dhe shërbime të shtuara, shërbimet e Policisë Rrugore të Tiranës konstatuan shtetasin N. S., 37 vjeç, duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit. Nga verifikimet e kryera menjëherë pas ndalimit dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranë rezultoi se 37-vjeçari ishte në kërkim për llogari të autoriteteve spanjolle.

Gjykata e Seu de Urgell i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan provizorisht, në kuadër të operacionit “The Ëanted”, shtetasin N. S., për ekstradimin e të cilit Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Madridin.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!