Marklen Haka, anëtar i bandës së Niklës është gjetur dhe është ndaluar në Dubai.
Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Haka akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale te “Vrasjes me paramendim”, e mbetur në tentativë, në dëm të Durim Bamit.
Kjo ngjarje ka ndodhur më 4 nëntor të vitit 2020 në qytetin e Tiranës, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë te grupit te strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”, parashikuar nga nenet 78/2, 22, 28/4, 333/a/2 dhe 334 te Kodit Penal.
Kush është Marklen Haka?
Marklen Haka, në shtator të vitit 2019i shpëtoi një atentati në derë të shtëpisë së tij ku mbeti e vdekur halla e tij Shpresa Basha.
Marklen Haka, arriti të shpëtonte, vetëm më një plumb në krah. Marklen Haka ka qenë i arrestuar për një vrasje të ndodhur në Qershor të vitit 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por u lirua për mungesë provash.
Më 12 shtator të vitit 2018, Mariglen Haka u arrestua bashkë me të atin e dy persona të tjerë përfunduan në Polici. Policia arriti të gjente vetëm disa armë pa leje.
Në lidhje me këtë arrestim, Haka u dënua me 1 vit heqje lirie. Dënimin që e përfundoi në korrik të 2019. Dy muaj më pas e plagosën. Po ashtu, Haka njihet për miqësinë me Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit, i cili e transportoi të plagosur në spital në 2019-ën.