Biznesmeni Fisnik Syla, së fundi ka qenë emër mjaft i lakuar në mediat belge. U raportua se ai donte te kalonte ne aeroportin e Brukselit-Zaventem me 140.000 mijë euro kesh.
LEXO EDHE: Fisnik Syla rikthehet me Fjolla Morinën? Biznesmeni tregon për herë të parë si qendron e vërteta
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Fisniku ka treguar si qendron e vërteta e ndalimit të tij.
Ai ka sqaruar që ishte një kontroll i thjeshtë dhe nuk kishte asnjë problem, pasi parat ishin të marra nga banka.
“Unë kam pasaportë diplomatike dhe ju e dini që me një pasaportë të tillë është më lehtë sesa me një pasaportë normale. Unë ato lekë i kisha nga banka dhe do udhëtoja në Dubai. Ata më verifikuan që kisha nga banka dhe isha në rregull dhe i mora, thjesht një kontroll. Vazhdova normalisht”, u shpreh Fisniku./abcnews.al