U nda nga bashkëshortja, “Kahraman” lidhet me stilisten 23 vite më të re

schedule18:22 - 1 Shkurt, 2021

schedule 18:22 - 1 Shkurt, 2021

Aktori turk Ozcan Deniz i njohur si “Kahraman”, raportohet se është lidhur me stilisten iraniane, 26-vjeçaren Samar Dadgar.

Pas ndarjes nga bashkëshortja e tij, Feyza Aktan, 49-vjeçari duket se ka gjetur dashurinë te stilistja 23 vite më e vogël. Sakaq, sipas mediave vendase thuhet se lidhja mes tyre ka lindur gjatë stinës së verës.

Ndërsa, Deniz dhe Aktan u martuan në mars të vitit 2019, por nuk zgjati shumë, pasi ish-çifti u divorcuan në qershor 2020. Tashmë, raportohet se ata janë në gjyq për shkak të banesës së tyre.

Feyza akuzoi ish-bashkëshortin, Ozcan  dhe vëllait të tij Ercan Deniz, se ushtruan ndaj saj dhunë fizike dhe psikologjike.

Ajo pretendon se aktori e kërcënoi duke i thënë se: “Nëse telefonon policinë, do të djeg fytyrën me cigare”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!