Alberto Aquilani dhe Michela Quattrociocche u ndanë pas 12 vitesh me njëri-tjetrin. Çifti ishte bashkë prej vitit 2008, ndërkohë që u martuan katër vite më pas. Ata janë prindër të dy vajzave dhe ndarja, sikurse edhe deklaronin pak kohë më parë, ka qenë e pashmangshme.
Aktorja tashmë e ka gjetur dashurinë e saj dhe ai është Giovanni Naldi, një hotelier i pasur dhe i afërm i Salvatore Naldi, ish-presidentit të Napolit, në periudhën 2002-2004. Çifti është njohur në “Parco dei Principi”, në Romë, dhe fillimisht gjithçka nisi si një miqësi.
“Chi” tani shkruan se ata janë shumë të dashuruar mes tyre. Fillimisht ata ishin takuar në palestër dhe më pas Naldi e kishte ftuar në një festë. Tani gjërat kanë ndryshuar dhe Michela e Giovanni janë së bashku, edhe pse duhet thënë se vetë ata ende nuk kanë konfirmuar asgjë. /abcnews.al