U mposht me 4 gola nga Atletico Madrid, Allegri: Kjo humbje na bën mirë

schedule10:51 - 8 Gusht, 2022

schedule 10:51 - 8 Gusht, 2022

Juventusi u mposht me katër gola nga Atletico Madrid ditën e djeshme, ndërkohë që pas ndeshjes foli trajneri Massimiliano Allegri.

“Kjo disfatë do të na bëjë mirë. Jemi të lodhur dhe kemi punuar shumë pas kthimit nga Amerika, duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përgatitemi sa më mirë për debutimin në kampionat”.

“Kemi një javë për t’u përgatitur veçanërisht psikologjikisht, janë tri pikë për t’u fituar dhe sigurisht që do të kemi një qëndrim tjetër.

Atletico e Madridit është një nga skuadrat më të forta në Evropë. Duke i lejuar që të kundërsulmojnë, u dhamë ushqim për dhëmbët e tyre”.

“Morata? Nuk po them asgjë, sepse ai nuk është lojtari ynë”, u shpreh Allegri, i cili u ngacmua edhe për filip Kostic. “Unë punoj me lojtarët që kam në dispozicion”, deklaroi tekniku italian. / abcnews.al