Ish-deputeti socialist Jyrgis Çyrbja dhe bashkëpunëtori i tij Ahmet Masha kanë përfunduar dëshminë. Çyrbja ka thënë se nuk ka pasur asnjëherë aplikacionin “Sky Ecc”, dhe se nuk ka komunikuar me personat për të cilët përflitet.
Po ashtu ish-deputeti socialist thekson se nuk ka përkrahur asnjë preson në kërkim, apo të ketë strehuar një të tillë.
Ndërsa Ahmet Masha ka dhënë sqarime në lidhje me përdorimin e aplikacionit “Sky Ecc”, ku ai ka pretenduar se ai nuk ka qenë përdorues dhe se nuk ka patur një aparat të tillë.
Jurgis Çyrbja ka deklaruar: “Nuk kam patur kurrë aplikacion “Sky Ecc” dhe nuk jam unë ai që komunikoj me ata persona. Unë nuk kam përkrahur asnjë person në kërkim, as nuk kam strehuar ndonjë të tillë”.
/abcnews.al/