U miratua në Kuvend me 110 vota pro, Presidenti Begaj dekreton amnistinë penale

schedule15:17 - 9 Prill, 2024

schedule 15:17 - 9 Prill, 2024

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka firmosur dekreten për dhënien e amnistisë penale.

Dekreti i firmosur nga kreu i shtetit, vjen disa ditë pasi amnistia penale u miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, me 110 vota pro.

Kjo votë e gjerë parlamentare do të lirojë menjëherë nga burgu 700 persona dhe do t,ju ulë dënimet 400 të tjerëve. 2700 të tjerë nuk do të jenë të detyruar të vijojnë më shërbimin e provës.

Amnistia do të pushojë hetimin e mbi 200 rasteve të cilat përfshijnë vepra me dënim maksimal 2 vjet.

Nga ky nen nuk do të përfitojnë zyrtarët e lartë. Lirimi i të burgosurve do të nisë pasi ligji të dekretohet nga Presidenti./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!