Një oficer i burgut të Burrelit është arrestuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për korrupsion pasiv dhe shpërdorim të detyrës.
Alberd Patushi 45 vjeç, me detyrë specialist i Trupës pranë Institutit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Burrel, u merrte shuma të konsiderueshme parash të dënuarve. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, oficeri Alberd Patushi u premtonte atyre se do të ndikonte tek funksionarë të sistemit të drejtësisë, për t’u dhënë lirinë në mënyrë të paligjshme.
Hetimi për zbulimin e aktivitetit kriminal ka zgjatur 3 muaj nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve. Materialet hetimore do t’i kanë kalojnë Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprime të mëtejshme. /abcnews.al