U merrnin makinat dhe bizhuteritë nëse nuk paguanin për kokainën, 2 shqiptarë në pranga

schedule08:43 - 20 Shtator, 2018

schedule 08:43 - 20 Shtator, 2018

Dy shqiptarë dhe katër gra kanë rënë prangat e policisë italiane për zhvatje dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Grupi kriminal kishte krijuar një strukturë të vërtetë piramidale që shpërndante kokainën në provincën e Ancona-s.

Ylli Sallaku, 35 vjeç dhe Ervis Gjyshi, 33 vjeç, janë dy shqiptarët e arrestuar, ndërkohë gratë që u kapën janë Giulia Spinelli, 51 vjeçe; vajza e saj dhe bashkëshortja e Sallakut, Patrizia, 31 vjeçe; Giulia Spinelli, 39 vjeçe dhe Romina Buonora, 28 vjeçe.

Të gjithë këta janë pjesë e komunitetit rom. Banda kishte si bazë një restorant në Rocca Ponte, i cili u sekuestrua mëngjesin e të mërkurës nga autoritetet.

51-vjeçarje Spinelli mori drejtimin e grupit pasi bashkëshorti saj u arrestua nga policia.

Sipas mediave italiane, kush nuk ishte në gjendje të paguante për drogën, grupi kriminal i merrte makinat ose bizhuteritë e tyre me vlerë.

Banda e drogës qarkullonte mijëra euro në të gjithë zonën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!