U merrnin çdo cent të fituar në rrugë, shkatërrohet banda e shfrytëzimit seksual në Berlin

schedule09:30 - 27 Shtator, 2022

schedule 09:30 - 27 Shtator, 2022

Policia Rajonale Gjermane e Berlinit (Landeskriminalamt Berlin) dhe Njësia e Byrosë Kombëtare të Hetimit të THB-së (Nemzeti Nyomozó Iroda Emberkereskedelem Elleni Osztály), e mbështetur nga Europol, kanë çmontuar një rrjet kriminal të përfshirë në trafikimin e qenieve njerëzore për shfrytëzim seksual. Hetimi rezultoi në veprim të njëkohshëm në Berlin dhe Budapest më 21 shtator 2022.

Hetimi zbuloi se rrjeti kriminal drejtohej nga një çift hungarez (një mashkull dhe një femër). Ata u arrestuan në Berlin bazuar në një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Hungaria. Gjatë ditës së aksionit, oficerët intervistuan një viktimë të trafikimit të qenieve njerëzore në Berlin dhe dy viktima të mundshme në Budapest.

Dita e aksionit çoi në:

2 kontrolle në shtëpi në Gjermani
3 arrestime (2 në Gjermani dhe një në Hungari);
2 dëshmitarë të intervistuar;
Në konfiskim përfshihej një automjet dhe pajisje elektronike.

Aktiv që nga viti 2017, rrjeti kriminal rekrutonte gra të reja hungareze dhe i shfrytëzonte ato. Të dyshuarit rekrutuan femra nga shtresa sociale dhe ekonomike të cenueshme për prostitucion në një zonë të caktuar të Berlinit. Të dyshuarit u ofronin viktimave të tyre një ‘marrëveshje biznesi’, e cila sipas tyre përfshinte strehim, mbrojtje dhe ndihmë me dokumentacion zyrtar pas mbërritjes në këmbim të 50% të të ardhurave të vajzave. Mirëpo vajzat u detyruan që të gjitha të ardhurat t’i jepnin rrjetit kriminal. Të dyshuarit i kanë transportuar viktimat nga Hungaria në Gjermani dhe i kanë vendosur në banesa të marra me qira nga rrjeti kriminal. Pasi ishin atje, të dyshuarit vendosën një kod specifik sjelljeje, mjete komunikimi dhe kushte pune për viktimat dhe diktuan çmimin dhe vendndodhjen e prostitucionit.

Rrjeti kriminal vendosi të ardhura minimale ditore që do të fitonin viktimat. Ata duhej të qëndronin në rrugë derisa të fitonin nga 150 deri në 300 euro. Bashkëpunëtorët kriminalë që donin të menaxhonin vajzat e tyre në rrugët e kontrolluara nga i dyshuari kryesor, duhej t’i paguanin atij 150 euro në ditë për viktimën e shfrytëzuar në zonë. Në përgjithësi, të dyshuarit merrnin të gjitha të ardhurat e krijuara nga viktimat, të cilat pësuan abuzime të rënda mendore dhe fizike kur nuk arrinin të fitonin shumën e kërkuar ditore, ose kur nuk zbatonin kodin e sjelljes të vendosur nga rrjeti kriminal. Hetimi deri më tani ka identifikuar 25 viktima. Njëra prej tyre pësoi abuzim të rëndë dhe u mbyll në një dhomë ku u detyrua të merrej me prostitucion. Në përpjekje për të shpëtuar, ajo u hodh nga dritarja dhe plagët e saj çuan në nëntë muaj trajtim në spital.

Europol koordinoi aktivitetet operacionale, lehtësoi shkëmbimin e informacionit dhe ofroi mbështetje analitike dhe financiare. Europol dërgoi një ekspert në Berlin dhe një në Budapest për të kontrolluar informacionin operacional në kohë reale dhe për të mbështetur hetuesit në terren me ekspertizë teknike.

/abcnews.al/