SHKODËR- Pas pesë orësh kërkime, polumbarët e Shkodrës kanë gjetur në lumin Buna trupin e pajetë të 75-vjeçarit.
Ai dyshohej se ishte vetëmbytur në lumë, ndërsa nga verifikimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e të moshuarit.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen me prova rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë./ n.m. abcnews.al