U mbyt në liqen, zbardhen detaje nga momentet e fundit të jetës së Naya Riverës

schedule09:28 - 13 Shtator, 2020

schedule 09:28 - 13 Shtator, 2020

Naya Rivera thirri për ndihmë para se të mbytej aksidentalisht ndërsa po lundronte me djalin e saj në liqenin Piru në korrik, thuhet në raportin hetimor. “Ajo e ndihmoi djalin të hipte në varkë dhe më pas dëgjoi (nënën e tij) të bërtiste “ndihmë” duke ngritur dorën lart.”, thuhet në raport.

Rivera dhe djali i saj morën me qira një varkë me 8 Korrik. 4-vjeçari u gjet pak orë më vonë i vetëm në varkë, ndërsa trupi i aktores u gjet gati një javë më vonë. Raporti zyrtar i autopsisë tregon se Rivera “konsiderohej të ishte një notare e mirë”.

Naya Rivera vdiq nga mbytja aksidentale në korrik. 

Sipas një punonjësi që i dha me qira varkën, 33-vjeçarja kishte refuzuar një jelek shpëtimi, por gjithsesi ai e vendosi atë në varkë. Raporti i parë tregoi se vdekja e aktores ishte aksidentale dhe se nuk bëhej fjalë për “përpjekje për vetëvrasje”. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!