Dy shqiptarë janë mbajtur penga nga një bandë trafikantësh në Valencia të Spanjës.
Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja është zbuluar në momentin kur një nga pengjet ka arritur të shpëtojë, pas katër ditësh rrëmbim.
Shkak i kësaj ngjarje është bërë fakti se ato akuzoheshin se kishin vjedhur një sasi të madhe marijuane që ata e rritën dhe e fshehën në vendin ku mbaheshin.
Sipas mediave një nga pengjet ka arritur që të prishë zinxhirët që ishte lidhur dhe është larguar duke kërkuar ndihmë. Pas marrjes në pyetje nga Garda Civile dhe Policia Lokale ai ka bërë me dije se akoma qëndronte peng shoku i tij, i cili ishte i lidhur me zinxhirë në një shtyllë.
Ndërkohë në ambientet ku mbaheshin peng shqiptarët është gjetur kanabis si dhe enë për kultivimin e lëndës narkotike. e.su./abcnews.al