“U mashtruam nga ndërtuesi”, 3 gra ngujohen brenda një dyqani me bombol gazi në dorë

schedule11:28 - 26 Prill, 2022

schedule 11:28 - 26 Prill, 2022

VLORË-3 gra janë ngujuar brenda në dyqani në lagjen “10 Korriku” pranë një karburanti.

Me vete kanë marrë një bombol gazi dhe kërcënojnë për vetëflijim.

Arsyeja është një konflikt me pronën dhe konflikte gjyqësore të mbartura ndër vite.

3 kryefamiljaret pretendojnë se shtëpitë me dokumente të rregullta ia kanë dhënë një ndërtuesi para 10 vitesh, por nuk kanë përfituar asgjë. “U mashtruam nga ndërtuesi”, kanë thënë gratë mes të tjerash.

Skënder Musai bashkëshorti i një prej grave që ndodhen në dyqan pretendon se ka pasur një banesë rreth 82 metra katror të përfituar në vitin 86′. “E kisha me leje nga këshilli popullor“. Musai pretendon se kanë pasur një marrëveshje qe nuk është respektuar pasi nuk kanë përfituar asgjë nga ndërtimi i pallatit.

Pranë dyqanit ndodhen forcat e policisë si edhe shefi i komisariatit Vlorë.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 26.04.2022, rreth orës 11:05, në lagjen “10 Korriku”, janë futur në një dyqan në katin e parë të një pallati, 3 shtetase, të cilat për shkak të një konflikti pronësie me investitorin e pallatit, kërcënojnë se do të kryejnë vetëvrasje.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po negociojnë për zgjidhjen e situatës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!