U martuan në Maldive, dalin pamjet e para nga momenti kur Fjolla dhe Fisniku i thanë “PO” njëri-tjetrit

schedule14:00 - 19 Mars, 2021

schedule 14:00 - 19 Mars, 2021

Pas një propozimi romantik, Fjolla Morina dhe partneri i saj, Fisnik Syla i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni private të mbajtur në Maldive. Pak minuta më parë, Morina ka ndarë detajet e para nga momenti kur ata i thonë “Po” njëri-tjetrit përgjithmonë.

“Thashë po përgjithmonë. I vetmi person me të cilin do të kaloja jetën.”, është shprehur Fjolla krahas videove, ku shihet teksa shkëmbejnë puthjen e parë si burrë e grua. Një ditë më parë, Fjolla zbuloi se kishte marrë propozimin më të ëmbël nga Fisniku.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fjolla Morina (@fjolla.morina)

Fisniku shkroi në një pishinë me petale me trëndafila të kuq: “Fjolla të dua. A do të martohesh me mua.” Kujtojmë që lidhja e tyre u bë publike pasi Fjolla u arrestua për shkak të problemeve me drejtësinë pak muaj më parë.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!