U martua 17 vjeçe, sot Drilona me dy fëmijë: Bëra si doja vet, jam me fat

schedule18:24 - 18 Prill, 2022

schedule 18:24 - 18 Prill, 2022

Drilona Boçi këtë të hënë në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin na tregoi më shumë detaje për festën e Pashkëve dhe besimin katolik të cilin e ka të trashëguar nga familja e saj e që ajo e trashëgon sot tek dy fëmijët e saj.

Gjatë bisedës me Ermalin u ndalën tek njohja me bashkëshortin, Kristianin, të cilin e ka takuar në moshë fare të re, 16 vjeçare dhe ranë në dashuri me shikim të parë me njeri tjetrin. Duke qenë se ka një  diferencë moshe mes Kristianit dhe Drilonës, fillimisht prindërit e saj ishin skeptikë,ndërkohë ajo pohoi se në raport me dashurinë është çështje fati, nuk ka ndonjë recetë.

“Ka qenë dashuri me shikim të parë dhe nuk ka pasur shumë pengesa nga ana ime. Sigurisht që prindërit e mi kanë qenë pak skeptikë në fillim dhe si çdo prind që ka merakun e vajzës dhe thoshin ‘po prit të rritet pak vajza, vajza është shumë e vogël’. Por vajza vendosi vetë. Është çështje fati, por në rastin tim jam pafund e lumtur por i jam mirënjohëse Zotit që kam një familje të tillë”.

Fëmijët tanimë janë bërë si shok, vëlla e motër, e këtë Drilona na e tregon me shembullin e daljes për shopping.

“Kur dalim bëjmë shopping është e lezetshme dhe ai e shijon shumë këtë moment. Në çdo moment i thonë ‘është ndjesi shumë e mirë që të të zgjedhë motra atletet, tutat, veshjet’. Edhe ai që i shikon “nuk është motra është mami”.

Ajo sot është një zonjë në karrierë e suksesshme dhe sipas Drilonës e ka ndihmuar martesa e hershme, fëmijët po ashtu që kanë ardhur herët, por dhe suporti nga ana e bashkëshortit me ide dhe mendime.

A janë ata xheloz me njeri tjetrin? Drilona theksoi se nuk është sepse ai e di që ajo është aty për atë, por sigurisht duhet pak brenda normës dhe masës.  E fejuar 16 vjeç dhe martuar 17 vjeç, duket se të dy janë të dhënë pas festave dhe përvjetorëve, me shumë mundësi pas festës së 10 vjetorit mund të kemi një festë 20 vjetori. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!