Profesoresha universitare shqiptare në Itali, Dr. Klarida Rrapaj ka rrëfyer historinë prekëse të jetës së saj. E ftuar në emisionin “ABC e Mëngjesit”, ajo ka zbuluar se është martuar në moshën 15-vjeçare, pasi babai i kishte dhënë fjalën dhe nuk mund ta tërhiqte.
Klarida zbuloi se ka vuajtur shumë, pasi burrin nuk e donte dhe ishte shumë e vogël. Ajo tha se u bë nënë në moshë shumë të re dhe dy fëmijët e saj ishin motivi, që e bën të ecte përpara, duke marrë dhe rrugën për të ikur në Itali.
“Jam martuar në moshën 15-vjeçare. Unë në atë moshë kam qene një vajzë shumë e dëgjueshme. Pavarësisht se kur u vendos fati im, unë isha e vogël dhe nuk mund ta kundërshtoja, pasi babai im kishte dhenë fjalën dhe nuk mund të kthehej.
Bashkëshorti ishte 15 vjeç më i madh se unë. Jetonim në Berat. Mund të them që familja e tij ishte shumë e mirë, prindërit, vëllezërit dhe motrat ishin shumë të mirë.
Gjeta një burrë që nuk kishim asnjë lloj komunikim. Në radhë të parë, kisha një vjehërr shumë të mirë që më mbajti afër, por nuk e doja atë. Unë mundohesha gjithmonë të largohesha, por të ndahesha ishte turp. Kur kam lindur vajzën e madhe kam qene 16 vjeç e gjysmë. Kam qene viktimë e një dhune psikologjike, pasi doja të kthehesha te prindërit e mi dhe ai nuk më linte. Nuk kërkova më të që të largohesha nga burri im, sepse dhe për prindërit ishte turp të ndahesha, sepse ishte koha e tillë. Në moshën 17-vjeçe e gjysmë linda dhe djalin në shkurt, ndërsa në maj mbusha 18 vjeç.
Jam larguar nga Vlora dhe vajzën e kam lënë te nëna ime, edhe djali ka qene 4 vjeç e lash te burri se nuk mund t’i merrja dot të dy fëmijët. Vajzën ia lash amanet mamit dhe i thash ça do lloj gjëje të ndodhi, vajzën mbaje ti”, rrëfeu Klarida./abcnews.al