Jeta private e Capital T ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Një ditë më parë, reperi i konfuzoi të gjithë me një postim që bëri në Instagram, ku shfaqej krah një vajze misterioze, ku shkruante: “Më pëlqen mënyra si jetoj”.
Kaq ka mjaftuar që fansat të vërshojnë në komente, disa duke aluduar rreth vajzës në fjalë dhe shumë të tjerë duke e kritikuar, të cilët duket se janë lodhur nga gjeste të tilla, duke i konsideruar si një mënyrë për të tërhequr vëmendje.
“I lodhur nga dramat e tua me vajzat, nuk do të mashtrohemi”, ka qenë komenti i një ndjekësi që ka marrë vëmendjen e reperit. “A nuk mundem të postoj një foto? Shiko kush po bën dramë“, ia ka kthyer Capital T.
“Vetëm për vëmendje i bën këto foto? U lodhëm duke parë ‘fake’ kudo. S’duhet tek ti!”shkruan një tjetër komentuese, së cilës autori i hitit ‘Akull’ i është përgjigjur: “Ç’ka ka ‘fake’ këtu?”. Ndërsa ai gjithashtu iu është përgjigjur dhe pyetjeve nëse është në një lidhje, ku shkruan: “Kush tha se jam në lidhje?”, duke mos zbuluar sërish asgjë rreth jetës së tij private. /abcnews.al
![]()

