Izraeli ka arrestuar sërish 11 palestinezë nga Bregu Perëndimor i pushtuar, të cilët u liruan në marrëveshjen e fundit të shkëmbimit të të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit në nëntor të vitit të kaluar.
Organizata Jo Qeveritare, Palestinez Prisoner Socuety në një deklaratë të fundit tha se 11 të arrestuarit ishin liruar më parë.
Gjatë një pauze humanitare njëjavore në luftimet në Gaza midis 24 nëntorit dhe 1 dhjetorit, Hamasi liroi 105 civilë të mbajtur në Gaza, duke përfshirë 81 izraelitë dhe 24 të huaj. Ata u liruan në këmbim të lirimit të 240 grave dhe fëmijëve palestinezë nga burgjet izraelite. /abcnews.al