U lirua pak ditë më parë, OFL i dërgon formularin Behar Bajrit

schedule12:10 - 8 Korrik, 2020

schedule 12:10 - 8 Korrik, 2020

Pak ditë pasi doli nga burgu Behar Bajri (Brajoviç) duhet të japë llogari për Operacionin Forca e Ligjit.

OFL i ka dërgyuar sot formularin tre personave, mes të cilëve edhe Behar Bajrit. Ky i fundit i cilësuar si një prej anëtarëve të grupit “Bajri”, që dyshohet për kryerjen e disa veprave të rënda penale, nga vrasja, gjobëvënia e deri tek pastrimi i parave, fitoi lirinë më 29 qershor 2020, pasi Gjykata e Shkodrës përcaktoi si masë sigurie “detyrimin paraqitje” të tij duke zëvendësuar masën e  arrestit me burg në pritje të gjyqit.

LEXO EDHE: OFL në Shkodër e Mirditë, u dërgon formularin tre të dënuarve për vepra të ndryshme penale

Behar Brajoviç (Bajri) u arrestua në Roterdam në 2018, ndërsa u ekstradua nga Holanda në korrik të 2019-ës.

Behar Bajri, u akuzua nga prokuroria për “Vrasjen me paramendim” në dëm të bashkëjetueses së tij Fabiola Hyseni.

Kjo ngjarje ka ndodhur në 29 qershor 2002, kur 15-vjeçarja është raportuar si e vetëvrarë me tre plumba në shtëpinë e Bajrit. Behar Bajri, i arrestuari kryesor në atë kohë për këtë ngjarje dhe i dyshuari nga prokuroria si personi autor për këtë vrasje, ka mohuar në mënyrë kategorike se e ka kryer këtë krim.

Ndërkohë në dosje, prokuroria tha se me të njëjtën pistoletë tip “TT” që është qëlluar 15-vjeçaria Fabjola Hyseni në vitin 2002, është qëlluar në 7 shkurt 2001 Arben Tuzi, ngjarje kjo e ndodhur në rrugën “Qemal Stafa” në Shkodër, ku ka mbetur i plagosur dhe Lulzim Molla. /abcnews.al