Ka nisur në GJKKO gjykimi për dosjen ‘Metamorfoza’, në ngarkim të Pëllumb Gjokës, Behar Bajrit dhe Edmond Prekës. Radhën për të dëshmuar para trupit gjykues e kishte ish polici I patrullës në Vaun e Dejës, lidhur me vrasjen e Gjin Boricit.
“Kam punuar në policinë e shtetit. Në gusht 2020 nuk kam pasur detyra, kam qenë në patrullë të përgjithshme në komisariatin e policisë Vau i Dejës. Kur është vrarë Gjin Boriçi , e mbaj mend si ngjarje. Rreth orës 05.30-06.00 unë kam qenë duke shkuar në komisariat. Kemi shkuar te vendi i ngjarjes me kolegun tim dhe kemi konstatuar një automjet dhe një person të shtrirë mbrapsh. Personi ishte 2-3 metra larg mjetit në ngjyrë kafe. Kemi njoftuar grupin hetimor, erdhi dhe dorëzuam shërbimin ne 06.00 të mëngjesit. Erdhi patrulla dhe bënë shërbimin ato. Ne vetëm rrethuam vendimin e ngjarjes. Viktima ishte me shpinë nuk e dallova dot. Automjeti ishte i fikur dhe i mbyllur, nuk kishte dëmtime mesa pashë unë. Duhan në vendin e ngjarjes nuk mbaj mend të kem pirë. u shpreh ai.
Ndërkohë ish polici Gëzim Demaj rrëfeu se ditën e vrasjes së Boricit e mori vesh rastësisht dhe se nuk ishte njoftuar nga salla kur ndodhi ngjarja.
“Në 2020 kam punuar në komisariatin e policisë Vau Dejës, patrullë e përgjithshme. Kam qenë turni i tretë ne gusht të vitit 2020, kur është vrarë Gjin Boriçi. Në 05”30 kam hipur në makina bashkë me një person tjetër dhe pranë një karburanti kishte ndodhur një vrasje. Unë kam parë vetëm makinën e ndaluar dhe i thashë shoferit, mbaje makinën se do shkoj në vendngjarje. Njoftova sallën operative, njoftova patrullën dhe viktima ishte 5 metra në krahun tjetër të rrugës. Kur shkova ishte makina e fikur dhe një person i shtrirë në tokë, i vdekur. Kam ndenjur deri në 08.30 aty. Kam gjetur 5 gezhoja aty dhe i fiksova aty kaq është detyrë e patrullës. E pashë rastësisht vetë, nuk e dija qe kishte ndodhur nje ngjarje, nuk u njoftova nga salla.”


