U lirua nga Hamasi, gjyshi i 4-vjeçares: Plaga nuk do të shërohet kurrë. Terroristët i vranë prindërit

schedule20:46 - 26 Nëntor, 2023

schedule 20:46 - 26 Nëntor, 2023

Gjyshi i katërvjeçares që u lirua pasi u mor peng nga grupi terrorist i Hamasit, Carmel Idan ka rrëfyer frikën dhe panikun që ka ndjerë kur kuptoi se mbesa e tij ishte rrëmbyer.

Nuk i besoja dot syve kur pashë fotot ka thënë ai. “Ishte tronditëse, nuk e besoja deri kur e pashë. Tani jam I qetë, por nuk mund të them se jam plotësisht I lumtur. Asaj I janë vrarë prindërit nga terroristët e Hamasit në shtëpinë e tyre”, ka rrëfyer gjyshi i katërvjeçares Avigail Idan.

Gjithashtu është shprehur se lutet që lufta të mbarojë dhe të gjithë të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Unë dua që të gjithë pengjet të lirohen dhe ushtria izraelite të përmbushë atë që ka premtuar. Të lirojë pengjet dhe të shkatërrojë Hamasin”, ka thënë më tej ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!