Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U lidh me pranga dhe u dogj, vrasja në Greqi: Gjendet plumb në trupin që dyshohet se i përket një shqiptari

schedule17:31 - 10 Nëntor, 2025

schedule 17:31 - 10 Nëntor, 2025

Mjeku mjeko-ligjor identifikoi një objekt metalik brenda trupit të të ndjerit, i cili u gjet i karbonizuar në Skourta, Viotia të Greqisë.

Policia ka marrë një mostër ADN-je nga i afërmi i punëtorit të ndërtimit nga Shqipëria, i cili besohet të jetë i ndjeri, për të përcaktuar nëse është ai. Kujtohet se burri u gjet të premten e kaluar i djegur në një automjet të vjedhur dhe i prangosur.

Makina është djegur ndoshta dy deri në tre ditë më parë, por ende nuk dihet se kur ka shpërthyer zjarri. U vu re nga një gjuetar, i cili njoftoi autoritetet. Mjeti ishte vjedhur nga Glifadha e Athinës në maj dhe kishte targa të falsifikuara të një mjeti nga Katerini.

Autoritetet po hetojnë mundësinë që ky të jetë një burrë me kombësi shqiptare i cili rezulton i zhdukur prej disa ditësh./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!