U larguan nga lufta, mbërrijnë ukrainasit e parë në Shqipëri

schedule16:32 - 2 Mars, 2022

schedule 16:32 - 2 Mars, 2022

Qafë Thanë – Hyjnë nga Maqedonia e Veriut në Shqipëri rreth 20 shtetas ukrainas të cilët janë larguar për shkak të pushtimit nga Rusia. Ata kanë mbërritur në Shqipëri nga pika doganore e Qafë Thanës gjatë ditëve të fundit.

Burime nga policia kufitare pohojnë për ABC se ukrainasit, kanë udhëtuar të vetëm ose me bashkë familjarë, por nuk kanë kërkuar ende ndihmë apo strehim nga autoritetet shqiptare.


Mësohet se shtetasit nga Ukraina kanë udhëtuar drejt zonave bregdetare ku kanë edhe apartamentet e tyre.

Një çift ukrainas mësohet të jetë vendosur në qytetin e Pogradecit. Ata kanë kërkuar në disa banka të nivelit të dytë të hapin llogari bankare për të tërhequr para, por e kanë pasur të pamundur pasi nuk kanë leje qëndrimi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!