U largua pas katër vitesh nga AEL, Faton Andoni bëhet me klub të ri

schedule13:14 - 28 Janar, 2020

schedule 13:14 - 28 Janar, 2020

AEL nuk i dha shumë hapësira gjatë këtij sezoni dhe me mbylljen e pjesës së parë të sezonit Faton Andoni ka ndryshuar skuadër. Mesfushori do të vijojë të luajë në Greqi, por jo në elitë këtë herë. Futbollisti 28-vjeçar, pas katër vitesh është larguar nga AEL dhe tani do të luajë në ligën e dytë.

Ai ëshët rikthyer tek Apollon Smyrnis, që ka njoftuar blerjen e mesfushorit. Nuk bëhet me dije se çfarë marrëveshje është nënshkruar. Andoni më parë ka veshur edhe fanellën e Ethnikos Asteras, Panachaiki dhe Lamia.

Gjatë eksperiencës me Larissa në Superligë, Andoni u aktivizua gati 100 ndeshje dhe shënoi 8 gola. Mesfushori është gati për aventurën e re me Apollon Smyrnis, që renditet në vendin e dytë dhe kërkon të ngjitet në elitën e futbollit grek. /abcnews.al