U largua nga kombëtarja italiane, Roma tenton rikthimin e De Rossit

schedule15:36 - 15 Gusht, 2021

schedule 15:36 - 15 Gusht, 2021

Daniele De Rossi u tërhoq pak ditë më parë nga kombëtarja italiane e futbollit, aty ku ishte një nga ndihmësit e trajnerit Roberto Mancini.

Ish-kapiteni i verdhekuqve të Romës ka vendosur të nisë karrierën si trajner pas suksesit të jashtëzakonshëm në Euro 2020 me kombëtaren e kaltër.

38-vjeçari po pret oferta nga klube të ndryshme. Roma, klubi i tij i zemrës me të cilin De Rossi luajti për 18 sezone, do t’i propozojë ofertën për t’u bërë trajneri i ekipit të të rinjve.

Një propozim që e tundon, por Gazzetta dello Sport shkruan se dëshira e madhe e ish-mesfushorit është të ndonjë skuadër dhe jo të punojë me ekipin primavera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!