U largua nga banesa, 25 vjeçari gjendet i vetëvarur në liqenin e Farkës

schedule19:32 - 23 Janar, 2025

schedule 19:32 - 23 Janar, 2025

Një shtetas 25 vjeçar i larguar nga banesa që në datë 19 janar është gjetur i pajetë në kryeqytet.
I riu u gjet i vetëvarur në liqenin e Farkës ku nga ekzaminimi paraprak, nuk janë evidentuar shenja dhune.

“ Në vijim të informacionit të dhënë me datë 19.01.2025, për largimin nga banesa të shtetasit K. H., 25 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Shtetasi K.H, është gjetur i vetëvarur në një pemë, në zonën e Liqenit të Farkës. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.” – njofton policia.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!