Ervis Vladi është i riu shqiptar që ka emigruar drejt Anglisë që në moshën 17-vjeçare. Sot ai është bërë viral në rrjet, pasi është i apasionuar pas palestrës dhe realizon pompa me mjete të çuditshme.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Ervisi ka treguar si i ka lindur ky pasion.
“Unë kam bërë stërvitje që i vogël, ndoshta edhe më i vogël që 12-13 vjeç. Gjithmonë kam pas bërë stërvitje, kam pas bërë paralele që në Shqipëri. Të gjithë mundoheshin të shkonin në shkollë, unë çohesha një orë para, bëja stërvistje pastaj ikja në shkollë. Aktualisht, unë stërvitem dhe me pesha dhe me peshën trupit. Se shkoj edhe në stërvitje, edhe në shtëpi”, tha ai.
Më tej, Ervisi rrëfeu historinë e largimit të tij me kamion, deri te vlerësimi nga Pallati Mbretëror në Angli.
“Unë me origjinë jam nga Lura, por kam shkuar herët në Durrës. Më pas, jam larguar në 2016 drejt Anglisë me kamion. Kam paguar 7-8 mijë euro. Nuk mbaj mend shumë mirë, mbaj mend që vetëm më kanë futur në avion dhe kur kam mbërritur. Unë punoj aktualisht marangoz dhe jam zgjedhur si punonjësi më i mirë i Pallatit Mbretëror sepse të huajt nuk janë shumë merakli për punën dhe ne shqiptarët e kemi këtë, që duam çdo gjë ta bëjmë perfekt. Edhe unë kur punoja, kisha qejf që ta pastroja vendin. Bëra rregullime dhe punime nga brenda Pallatit, po nuk lejoheshin fotot. Na dhanë këtë çertifikatën dhe na dhanë për të blerë diçka në Amazon, 100 Paund, diçka simbolike”, u shpreh i riu./abcnews.al