U kujdesën për të sëmurët, mjekët kanë rezultuar pozitivë ndaj radioaktivitetit

schedule17:00 - 17 Gusht, 2019

schedule 17:00 - 17 Gusht, 2019

Sipas mediave ruse, mjekët që u kujdesën për të plagosurit gjatë shpërthimit në bazën ushtarake në veri të Rusisë, kanë rezultuar pozitivë ndaj radioaktivitetit. Personeli i spitalit në mënyrë anonime ka denoncuar faktin se askush nuk i informoi për situatën në mënyrë që të merreshin masa mbrojtëse.

Kur personat e mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit në bazën ushtarake në ekstrem të veriut rus mbërritën në spitalin e Arkhangelsk, mjekët nuk u informuan se pacientët ishin radioaktivë dhe asnjeri nuk u tha atyre të merrnin masa mbrojtëse. Deklarata u bë nga një nga kirurgët e strukturës në një intervistë për Moska Times. Pas shpërthimit niveli i radioaktivitetit në rajon ishte 20 herë më shumë se ai normal.

Media ruse më tej raporton se autoritetet ruse po mbajnë sekret rrethanat e shpërthimit, duke shtuar se reagimi ndaj rastit ngjan shumë me qëndrimin e mbajtur pas asaj që ndodhi në Çernobil. Mjekët e spitalit, duke folur në mënyrë anonime u shprehën se specialistët të cilët mjekuan të plagosurit në shpërthim morën një kërkesë nga shërbimet e inteligjencës për të firmosur një marrëveshje rezervimi, që u ndalon atyre të flasin për atë që ka ndodhur.

Ata theksuan se firmosja nuk ka qenë e detyrueshme por ishin të paktë ata që nuk firmosën. Një nga mjekët konfirmoi se personeli i spitalit është shumë i zemëruar për shkak të mungesës së informacioneve./ABC News Albania 24/7