U kualifikua për Lojërat Olimpike, Erkand Qerimaj: Jam përzgjedhur në 10-shen më të mirë

schedule08:38 - 24 Qershor, 2021

schedule 08:38 - 24 Qershor, 2021

Peshëngritësi Erkand Qerimaj do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020. I ftuar këtë të enjte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, sportisti tha se është bërë pjesë e listës së 10 sportistëve më të mirë të botës ndërsa theksoi se prej tre vitesh grumbullon pikët për kualifikimin.

Jam zgjedhur automatikisht në 10 sportistët më të mirë të botës. Janë mbledhur pikët e tre viteve. Është një arritje shumë e madhe për një vend i vogël siç jemi ne.”, u shpreh Erkandi. Ai është një nga 3 sportistët e vetëm shqiptarë që janë kualifikuar në “Tokio 2020”.

“Pretendimet e garës fillojnë duke u rritur dhe ne do të japim maksimumin tonë. Olimpiadën nuk e kam për herë të parë, pasi kam marrë pjesë dhe në Pekin. U ndava shumë mirë dhe siç e thashë, është një ëndërr për çdo sportist dhe trajner pasi ka shumë që e kalojnë karrierën e tyre pa marrë pjesë në Lojërat Olimpike.“, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!