“U kthye në barsoletë”, Kadastra e Vlorës nuk gjen qetësi! Ndryshime në kupolën drejtuese

schedule10:34 - 14 Shtator, 2020

schedule 10:34 - 14 Shtator, 2020

Kadastra e Vlorës nuk gjen qetësi. Tashmë rotacioni në këtë agjenci është zhvendosur në rang zv. drejtorësh.

Dy zv. drejtorët Vjola Hima dhe Renato Banushi janë larguar nga detyra, dhe në vend të tyre janë emëruar Rinald Koburja ndërsa pritet edhe emërimi i Jonela Dervishajt.

Tashmë prej 13 korrikut të këtij viti Kadastra e Vlorës drejtohet nga Ani Binaj i cili u prezantua në këtë post nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame.

Kadastra e Vlorës pati një krizë të gjatë në drejtimin e saj, ku në 10 muaj u ndërruan 8 drejtorë. Situatën me largimet, vetë Artan Lame e cilësoi si barsoletë, por u shpreh besimplotë se tashmë gjendja do të ndryshojë. /m.v. abcnews.al