Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion do të marrë në pytje Floresha Rashën e cila u kthye një ditë më parë nga Siria. Përmes marrjes në pyetje SPAK do të verifikojë udhëtimin e tyre nga Shqipëria në drejtim të Sirisë.
Ajo do të kërkojë informacion për rekrutuesit financuesit dhe personat që e kanë ndihmuar të kalojë nga Shqipëria në Turqi me destinacion final Sirinë.
Një ditë më parë teksa u pyet nga gazetarja e ABC News Esiona Konomi, kreu i qeverisë Edi Rama tha se kush ka kryer krim do të përballet me drejtësinë dhe do të mbajë përgjegjësi penale./mv. abcnews.al