U kritikua për veprimin pas operacionit, Adriana Matoshi i përgjigjet ndjekësit

schedule12:24 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 12:24 - 8 Dhjetor, 2021

Këto ditë kanë qenë të vështira për Adriana Matoshin pasi iu nënshtrua operacionit në tru. Aktorja dhe deputetja, e cila sapo ka dalë nga spitali pasi ndërhyrja rezultoi me sukses, iu rikthye tumori pas nëntë vitesh. Mbështetja ndaj saj ishte e madhe nga miq, kolegë dhe fansa të saj.

Pasi doli nga spitali, reagimi i saj i parë kishte të bënte me Arjola Demirin, e cila ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother. “Drita ime, dashuria ime e pakufi. Të dua me shpirt, ylli i bukur”, shkruante Adriana në një postim të shpërndarë në profilin e aktores tropojane.

Kjo ka sjellë reagime te ndjekësit që e kanë kritikuar se nuk ka reaguar po gjendjen e saj shëndetësore. “Gjithë ato lutje që i bëmë për shëndetin tënd nuk ishte në gjendje ta bësh një postim për t’i treguar popullit për gjendjen tënde pas operacionit”, ka qenë komenti i ndjekësit ndërsa nuk ka munguar një përgjigje nga Adriana.

“Ditën kur unë u shtriva në spital, Arjola kishte kënduar për mua, sot i çela sytë pak dhe mora telefonin, gjëja e parë që pashë ishte Arjola. Nesër besoj që forcohem e koncentrohem për të shkruar diçka nga shpirti”, ka shkruar aktorja. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!