Policia e Dibrës ka vënë në pranga dy vëllezër, pasi pas një konflikti për motive të dobëta me dy shtetas punonjës policie që ndodheshin jashtë detyrës.
Sipas uniformave blu të ndaluarit janë shtetasit R. T., 22 vjeç dhe K. T., 24 vjeç, të cilët janë konfliktuar për motive të dobëta me dy shtetas ( punonjës policie që ndodheshin jashtë detyrës), duke u shkaktuar dëmtime të lehta truprore.
Njoftimi i plotë:
U konfliktuan për motive të dobëta me dy shtetas duke u shkaktuar dëmtime të lehta trupore, si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në Komisariat, vihen në pranga 2 vëllezërit.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i dy vëllezërve me iniciale R. T., 22 vjeç dhe K. T., 24 vjeç, banues në Dibër.
Arrestimi i tyre u bë pasi në qytetin e Peshkopisë, janë konfliktuar për motive të dobëta me dy shtetas ( punonjës policie që ndodheshin jashtë detyrës), duke u shkaktuar dëmtime të lehta truprore.
Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës për shoqërimim në Komisariat të dy vëllezërve, të cilët i kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës duke i penguar në kryerjen e detyrave të tyre funksionale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”./abcnews.al