Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRI/ U konfliktua me të rinjtë dhe i mori armën e shërbimit efektivit, pranga 23 vjeçarit në kryeqytet

schedule12:01 - 20 Maj, 2025

schedule 12:01 - 20 Maj, 2025

Klajdi Koldashi 23 vjec është arrestuar nga policia e Tiranës për shkak të një sherri të ndodhur tek ish stacioni i Trenit.

Po ashtu edhe dy motra 25 vjecare janë proceduar në gjendje të lirë bashkë me tre djem 20 vjecar.  në ambientet e një lokali, në rrugën “Reshit Petrela”, 23-vjeçari i arrestuar Klajdi Koldashi është konfliktuar me tre djemtë dhe ka plagosur lehtë me thikë njërin prej tyre. Në sherr kanë ndërhyrë edhe dy vajzat.

Sherri është parë nga punonjësi i policise i cili ka ndëhyrë per ti ndare. Klajdi Koldashi gjatë ndërhyrjes së punonjësit të Policisë Rrugore në shërbim, i ka marrë atij armën e shërbimit dhe e ka hedhur disa metra me tej. Në këtë moment kanë ndërhyrë dhe 2 vajzat, të cilat kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë.



“Arrestuan shtetasin K. K., 23 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. G., 25 vjeçe dhe E. G., 25 vjeçe (motra), Sh. Ll., 20 vjeç, K. H., 20 vjeç dhe K. N., 20 vjeç. Dje, në ambientet e një lokali, në rrugën “Reshit Petrela”, 23-vjeçari është konfliktuar me shtetasit Sh. Ll., K. H. dhe K. N. dhe gjatë konfliktit shtetasi K. K. ka dëmtuar lehtë me mjet prerës, shtetasin Sh. Ll. Gjithashtu, shtetasi K. K., gjatë ndërhyrjes së punonjësit të Policisë Rrugore në shërbim, i ka marrë atij armën e shërbimit dhe e ka hedhur disa metra me tej. Në këtë moment kanë ndërhyrë dhe 2 shtetaset, të cilat kanë kundërshtuar punonjësin e Policisë;”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!