Një 35-vjeçar është arrestuar në Devoll, pasi u kap duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm nga Siria. I arrestuari është M. L. 35 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.
Ai u kap në fshatin Vishocicë duke transportuar emigrantë me një mjet tip kamionçinë, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme./ db/Abcnews.al